GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun socialist, 2 vite burg
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Guci. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 1 vit e 4 muaj burg.
Çështja ndaj Gucit dhe të pandehurës tjetër, Edmonda Harizi, është shqyrtuar pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Sipas njoftimit zyrtar, të dy janë akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Hetimi dhe procesi gjyqësor lidhen me dyshimet për shkelje të barazisë gjatë procedurave të prokurimit publik. Vendimi i GJKKO-së shënon një zhvillim të rëndësishëm në çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut.
“KORÇA BOOM”
















