top of page

Gjykata ndryshon masën e sigurisë, Alti Nallbati del nga burgu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Alti Nallbati, vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, së bashku me Marsel Buçi dhe Trajan Çelikun, kanë lënë ambientet e burgut të Drenovës pas vendimit të gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.


Sipas vendimit gjyqësor, tre të arrestuarit, të cilët akuzohen për marrjen peng dhe dhunimin e 32-vjeçarit Ilir Topçiu, ishin qëndruar në masën e sigurisë “arrest në burg” për 40 ditë. Ndryshimi i masës u bë për arsye të vazhdimit të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë nga prokuroria.


Tani, ata do të vazhdojnë hetimet nën masën e “arrestit shtëpiak”, duke respektuar kufizimet dhe detyrimet ligjore të vendosura nga gjykata.

Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit ku Alti Nallbati, Marsel Buçi e Trajan Çeliku kanë marrë me forcë 32-vjeçarin Ilir Topçiu duke e çuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuarve, ku e kanë dhunuar dhe mbajtur për disa orë peng. Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim.


Ndërsa Marsel Buçi krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet vijojnë për këtë çështje që prej momentit kur Ilir Topçiu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe një ditë pas ngjarjes u shkarkua drejtori i policisë së qarkut Erion Ahmeti dhe u pezullua zëvendës drejtori për hetimin e krimit në DVP Korçë, Hajri Kushe.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page