top of page

Goditet punonjësja e stendës, Festa e Birrës kthehet në skenë sherri

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtatë të tjerë, pas një konflikti që ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë Festës së Birrës.


Sipas informacioneve, ngjarja ka nisur pasi disa persona në gjendje të dehur kanë goditur një vajzë që punonte në një nga stendat e kompanive pjesëmarrëse.


Konflikti është përshkallëzuar me përfshirjen edhe të personave të tjerë të pranishëm në stendë, duke detyruar policinë të ndërhyjë menjëherë dhe të shoqërojë rreth 15 persona në komisariat.


Pas hetimeve paraprake, tre persona u arrestuan dhe shtatë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page