top of page

Goditja fatale që i mori jetën 52-vjeçarit, arrestohet 18-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 12, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Arapaj të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me një të ri.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, viktima është rrëzuar dhe ka goditur kokën në tokë pas një përplasjeje fizike me një 18-vjeçar, i identifikuar me inicialet L. Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 52-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.


Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar të riun e dyshuar si autor të goditjes fatale. Ende nuk dihen plotësisht rrethanat që çuan në konflikt, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar motivet dhe dinamikën e ngjarjes.


Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin e fshatit Arapaj, ku banorët e zonës e kanë përshkruar viktimën si një person të qetë dhe pa konflikte të mëparshme. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

"KORCA BOOM"


bottom of page