GOOOOOOL Skënderbeu/ Një egjiptian e bën sefte për bardhekuqtë
- Aug 23, 2025
- 1 min read
Skënderbeu-Burreli 1-0
Shënues: Nasr 12’
Skënderbeu: Alia, Vaskuez, Tayo, Ukici, Nasr, Dumfor, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Abubakar, Shaqe. Trajner: Ernest Gjoka
Burreli: Dani, Bianko, Dedgjonaj, Rrapi, Arango, Mëllugja, Hoti, Fetaj, Arnold, Mensah, Idanez. Trajner: Samuel Nikaj
Gjyqtarë: Florjan Lata, Erind Burgu, Redi Zaimi
Skënderbeu dhe Burreli kanë startuar ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025-2026, ndërkohë që skuadrat kanë filluar takimin me shpejtësi, ku Burreli më shumë mbrohet dhe Skënderbeu sulmon.
Rasti i parë që në sekondat e para u përket bardhekuqve, teksa Nasr për pak sa nuk befason dhe pas këtij momenti është Sëknderbeu që zbret sërish në dy momente të tjera.
Duhet të vinte minuta e 12-të që Skënderbeu të zhbllokonte rezultatin. Është Nasr që nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar gjuan saktë dhe 1-0 për Skënderbeun.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
2’ – Ndeshja ka nisur mirë për Skënderbeun, ndërkohë që është Saleh Nasr që sjell rrezikun e parë në portën e Burrelit, por topi përfundon jashtë kuadratit.
12’ – Skënderbeu fiton 11-metërsh në këto momente pas një përplasjeje në zonën e 16 metrave të Burrelit. Është Saleh Nasr që gjuan saktë nga pika e bardhë duke kaluar Skënderbeun në avantazh, 1-0.
“KORÇA BOOM”
















