top of page

Mister dhe dyshime: Ish-futbollisti gjendet pa jetë pas një nate enigmatike

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, ku ish-lojtari Carlos Kaiser është gjetur i pajetë në automjetin e tij në orët e para të mëngjesit.


Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari ishte parë rreth orës 02:00 i shoqëruar nga dy gra, ndërsa më pas një e tretë iu bashkua grupit. Dëshmitarët pretendojnë se ai u zhvendos në sediljen e pasme të makinës, aty ku edhe u gjet më vonë pa shenja jete.


Pas largimit të grave, njëra prej tyre dyshohet se është kthyer në vendngjarje e shoqëruar nga një person tjetër, me qëllim ndezjen e automjetit, por pa arritur ta realizojë.


Hetuesit po fokusohen te pista e helmimit me Scopolamine, një substancë e njohur në Amerikën e Jugut si “Devil’s Breath”. Kjo lëndë, e përdorur në mjekësi për trajtimin e të përzierave, është lidhur shpesh me aktivitete kriminale, pasi mund të shkaktojë humbje kujtese dhe të paralizojë viktimat.


Ndërkohë, CS Emelec, klubi ku ai ka luajtur në të kaluarën, reagoi me një mesazh ngushëllimi, duke e cilësuar si një figurë të rëndësishme të historisë së skuadrës. Gjatë karrierës së tij, Carlos Kaiser ka veshur edhe fanellat e Filanbanco dhe Liga Deportiva Universitaria de Portoviejo.


Miqtë dhe ish-bashkëlojtarët e kujtojnë si një person të thjeshtë dhe plot humor, ndërsa një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij mbetet një gol direkt nga goditja e këndit në vitin 1991.

“KORÇA BOOM”


bottom of page