top of page

Nga barazimi te fitorja: “Themistokli Gërmenji” dominon “Replay Cup”!

  • Apr 28
  • 1 min read

Emocione, pasion dhe garë e fortë në qytetin e Korçës, ku u zhvillua aktiviteti sportiv “Replay Cup”, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe shoqatat rajonale të Elbasanit dhe Korçës.


Në një atmosferë plot energji dhe rivalitet, ekipet dhuruan ndeshje të bukura dhe momente të paharrueshme:


Vajzat (9-vjeçare)“Sul Misiri” – “Naim Frashëri” 1-1 (2-3 me penallti)Një përballje e luftuar deri në fund, ku vajzat treguan karakter dhe vendosmëri, me fitoren që u vendos nga goditjet e penalltive.


Djemtë (gjimnaz)“Shkolla Profesionale” – “Themistokli Gërmenji” 0-0 (7-8 me penallti)Një ndeshje shumë e fortë dhe e balancuar, ku emocionet kulmuan në penallti, duke dhuruar spektakël dhe adrenalinë deri në goditjen e fundit!


“Replay Cup” nuk solli vetëm konkurrencë, por edhe frymë bashkëpunimi, respekt dhe dashuri për sportin mes të rinjve.


Urime të gjithë pjesëmarrësve për shpirtin garues dhe performancën e shkëlqyer! E ardhmja e sportit duket vërtet premtuese!

“KORÇA BOOM”


bottom of page