top of page

Grabitet me armë dyqani i valutës në një qendër tregtare, ja DETAJET e para

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e kësaj të enjte.


Një dyqan i këmbimit valutor në lagjen “5 Maji” , brenda "Concord Centre" në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armëve.


Autori dyshohet të jetë rreth 40 vjeç, i cili ka hyrë në exchange i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.


Ai ka hyrë në ambientet e exchange dhe ka grabitur një shumë parash, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.


Grabitësi është larguar me vrap dhe ka hequr kapuçin tek shkallët jashtë qendrës tregtare.


Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë në zonë./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page