top of page

Grabitet një Exchange, Kumrie Zika merr 5 mijë euro dhe largohet

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një biznes këmbimi valutor në Vlorë ka denoncuar në polici një rast të dyshuar për përvetësim të një shume parash nga një punonjëse e sapopunësuar.


Sipas kallëzimit të bërë nga pronari i exchange-it, punonjësja, e identifikuar si Kumrie Zika, dyshohet se ka marrë rreth 5 mijë euro nga arka e biznesit dhe më pas është larguar nga vendi i punës.


Pronari i biznesit i është drejtuar Policisë së Vlorës, e cila ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar rastin.


Sipas pretendimeve të pronarit, ngjarja ka ndodhur në ditën e parë të punës së të resë. Ai pohon se punonjësja ishte gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e një kolegu, por ka përfituar nga një moment i shkurtër mungese të tij për të marrë shumën e parave dhe për t'u larguar.


Pronari i biznesit i ka bërë gjithashtu një thirrje publike punonjëses që të kthejë shumën e marrë, duke shprehur dëshirën që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.


Ngjarja është pothuajse identike me rastin e raportuar vetëm dy javë më parë në Tiranë, ku po në një pikë "Exchange" u vodhën rreth 5 mijë euro me të njëjtën skemë. Edhe atëherë, kamerat e sigurisë dokumentuan gjithçka, Policia e Shtetit e arrestoi Kumrie Zikën, por vetëm pak ditë më vonë ajo u la e lirë nga gjykata me masën "detyrim paraqitjeje"./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page