Greva në rajon paralizon përkohësisht transportin/ Dogana jep njoftimin e rëndësishëm
- 16 hours ago
- 1 min read
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se, sipas informacioneve nga autoritetet doganore të Mali i Zi, në datat 14–16 prill 2026 pritet të zhvillohet një grevë e transportuesve që përfshin Bosnje dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Sipas njoftimit, greva do të sjellë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në këto vende dhe në pikat kufitare të rajonit.
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm transportet me kafshë të gjalla, rastet emergjente, si dhe qarkullimi i autoveturave.
Greva pritet të zgjasë dy ditë, ndërsa doganat u bëjnë thirrje operatorëve të transportit të marrin masa paraprake për të shmangur vonesa dhe pengesa në lëvizjen e mallrave.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se, sipas njoftimit nga autoritetet doganore të Mali i Zi, gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në:
Mali i Zi Bosnje dhe Hercegovinë Serbi
Si pasojë, pritet bllokim i përkohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.
Gjatë kësaj periudhe: Përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.
Afati i zbatimit: 14-16 prill 2026”, thuhet në njoftim./ CNA
“KORÇA BOOM”
















