GRUSHTET MES KOMSHINJVE NË KORÇË/ U konfliktuan për zhurmën e fëmijëve, dy vëllezërit 32 dhe 28 vjeç përfundojnë në pranga
- 2 days ago
- 1 min read
Një konflikt mes katër personave në Korçë ka përfunduar me dy të plagosur dhe dy të arrestuar. Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 dhe dyshohet se nisi për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit, dy prej personave kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.
Përplasja nuk është kufizuar vetëm te personat e përfshirë.
Gjatë sherrit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë metalike me bisht druri.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, 32 dhe 28 vjeç, të dyshuar për “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















