top of page

Gvozdenoviç i kujton Merlimit se si luhet futboll

  • Jul 31, 2023
  • 1 min read

Në ndeshjen miqësore ndaj Vorës, shpesh herë trajneri Gvozdenoviç është dëgjuar t'u flasë të tijve.

Por, në një moment ai ka komunikuar me Merlim, pasi ai ishte duke debatuar me një kundërshtar, për një ndërhyrje të fortë. Në këto çaste ndërhyn trajneri Gvozdenoviç duke i thënë Merlimit: "Merlim, futbolli është lojë e fortë ka edhe ndërhyrje të tilla, duhen sa më shumë përplasje nga ana jote dhe lojë pak më e ashpër”.

Ka qënë Merlim që i ka ngritur dorën lart trajnerit dhe në këtë mënyrë ka miratuar atë që ai i ka thënë. Në fakt, Merlim është një futbollist teknik që nuk pëlqen lojën e ashpër.




bottom of page