Gëzuar 71-vjetorin Guri Koço!
- Korca Boom
- Dec 6
- 1 min read
Gëzuar 71-vjetorin Guri Koço!
Aktori, regjisori dhe libretisti, i cili 50 vite të jetës së tij ja ka kushtuar kinematografisë dhe teatrit.
I diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve, Guri nisi karrierën në teatrin “Andon Zako Çajupi”, duke u bërë i njohur me rolin e Jagos tek "Otello", si edhe me interpretimin e Valerit te "Kopraci".
Gjithashtu shkëlqeu edhe në komedi me "Jovan Bregu Refugjat", "Zgohu Vasil", "Hipokritët", dhe në shumë filma artistikë si “Rrugicat që kërkonin diell”, “Monumenti”, “Sejtoni i madh”, “Dasma e çuditshme”, etj.
Sot ai është një nga artistët më të dashur për ne, por edhe për të gjithë publikun shqiptar.
“KORÇA BOOM”




















