POGRADECI nesër sfidë të vështirë me Besën/ Klubi i bindur që liqenorët do ja dalin edhe në këtë transfertë
- 1 hour ago
- 1 min read
Nesër Pogradeci do të luajë një transfertë të vështirë ndaj Besës, por pavarësisht kësaj klubi është i bindur që objektivi do të arrihet, si për fitoren ndaj kavajasve, por edhe për ngjitjen në supërligë.
Ja deklarata e klubit pogradecar:
“Na pret një përballje e rëndësishme në transfertë ndaj Besës së Kavajës. Liqenorët zbresin në fushë me zemër, karakter dhe besim për të dhënë maksimumin dhe për të mbrojtur ngjyrat tona me krenari. Çdo ndeshje është një betejë dhe çdo pikë ka vlerë të madhe.
Edhe pse larg shtëpisë, jemi të bashkuar dhe të vendosur për të luftuar deri në fund.
Presidenti Armand Lilo është shtylla kryesore e Liqenorëve në këtë rrugëtim drejt Superiores. Me përkushtimin, mbështetjen dhe besimin e tij të palëkundur, skuadra vazhdon të luftojë për objektivin më të madh: ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Vizioni dhe puna e palodhur e presidentit janë një motivim i madh për lojtarët, stafin dhe tifozët. Kur pas një ekipi qëndron një njeri që beson fort te suksesi, rruga drejt Superiores bëhet edhe më e fortë. Bashkë, me unitet dhe mbështetje, Liqenorët do të vazhdojnë të luftojnë për ëndrrën që na bashkon të gjithëve. Forca Liqenorë!”
“KORÇA BOOM”
















