top of page

Hetimet zbulojnë mjet të dytë të autorëve, pas djegies së Audi-t në Mirakë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 1
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.


Burime policore konfirmojnë se, përveç automjetit tip Audi që u gjet i djegur në Mirakë, policia dyshon se në atentat është përfshirë edhe një automjet tjetër. Ky mjet i dytë, i cili mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar pas ekzekutimit, është lokalizuar në qytetin e Durrësit dhe është sekuestruar për ekspertizë të specializuar.


Sipas hetuesve, automjeti i sekuestruar në Durrës dyshohet të jetë përdorur ose në fazat përgatitore të krimit, ose menjëherë pas ekzekutimit për arratisjen e autorëve.


Të dy automjetet po analizohen nga ekspertët e kriminalistikës për gjurmë biologjike, daktiloskopike dhe çdo provë tjetër materiale që mund të çojë në identifikimin e autorëve të atentatit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page