Kategoria e Parë/ Java e fundit për vitin 2025 do të luhet e gjitha në fundjavë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Java e 17-të e kampionatit “Kategoria e Parë”, që përkon edhe me javën e fundit për vitin 2025 do të zhvillohet e gjitha në fundjavë.
Të shtunën do të luhen katër prej ndeshjeve, në ora 13:30. AF Luftëtari do të përballet me Pogradecin në shtëpi, ndërsa Korabi pret Burrelin. Lushnja do të luajë në transfertë kundër Kastriotit ndërsa në takimin e fundit të së shtunës, Apolonia luan kundër Laçit në shtëpi.
Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Kukësi pret Skënderbeun në shtëpi ndërsa Besa përballet me Ilirinë. Të dyja takimet do të luhen në oa 13:30.
Java 17
AF Luftëtari – Pogradeci, 20.12.2025, ora 13:30
Korabi – Burreli, 20.12.2025, ora 13:30
Kastrioti – Lushnja, 20.12.2025, ora 13:30
Apolonia – KF Laçi, 20.12.2025, ora 13:30
Kukësi – Skënderbeu, 21.12.2025, ora 13:30
Besa – Iliria, 21.12.2025, ora 13:30
“KORÇA BOOM”



















