Histori / Njihuni me familjen Frashëri
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
Familja Frashëri është një nga më të shquarat në historinë shqiptare, një vatër e dijes, atdhedashurisë dhe përpjekjeve për liri. Vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri ishin figurat qendrore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, duke kontribuar në politikë, letërsi, gjuhësi dhe kulturë. Prej tyre, Naim Frashëri u bë një nga poetët më të dashur të kombit, një zë frymëzues për dashurinë ndaj atdheut dhe gjuhës shqipe.
Një prej poezive të vëllimit “Lulet e Verës”, poeti Naim Frashëri e shkroi enkas për Korçën – qytetin e dashur të nënës së tij, Emineja. Ajo ishte bijë e fisit të Mirahorëve, themeluesit e qytetit të Korçës, dhe mbesë e Islam Mirahorit, i njohur si ndërtuesi i xhamisë më të vjetër në qytet. Zymbylja, nëna e Eminesë, ishte nga një linjë tjetër fisnike – bija e Mehmet Pashë Zëmblakut, pasardhës i Sinan Pashës, një ndër pashallarët më të fuqishëm të Toskërisë.
Emineja u martua në Frashër me Halit Frashërin, me të cilin solli në jetë tetë fëmijë: gjashtë djem dhe dy vajza. Ata ishin:
Abdyli (1839–1892), udhëheqës politik dhe organizator i Lidhjes së Prizrenit;
Nafisja (1841–1894);
Sherifi (1843–1874);
Naimi (1846–1900), poeti i shenjtë i kombit;
Shanishaja (1848–1871);
Samiu (1850–1904), gjuhëtar dhe enciklopedist, autor i “Kamus al-Alam”;
Tahsimi (1853–1876), që vdiq i ri, student;
Mehmeti (1856–1918), mjek dhe kontribues i heshtur i çështjes kombëtare.
Nëpërmjet veprave të tyre, veçanërisht në fushën e arsimit dhe kulturës, familja Frashëri mbolli ndjenjën kombëtare dhe ngriti themelet e Shqipërisë moderne.
“Korça Boom”
