top of page

Histori / Më 17 Maj 1941 – Vasil Laçi guxon të qëllojë mbi Viktor Emanuelin III

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare ndaj pushtimit fashist ndodhi pikërisht më 17 maj 1941 , kur një djalosh 19-vjeçar nga Piqerasi i Sarandës, Vasil Laç, ndërmori një akt të rrallë trimërie: ai qëlloi me armë drejt Mbretit Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Tiranë.


Laçi kishte arritur të afrohej shumë pranë mbretit italian, i cili atëherë përfaqësonte pushtetin fashist mbi Shqipërinë e pushtuar. Ai nxori armën dhe shtiu disa herë, por viktima e synuar, ndonëse i tronditur, shpëtoi pa lendime. Atentati u konsiderua një tronditje për autoritetet italiane të kohës dhe një akt i guximshëm që u përfol gjerësisht në të gjitha qarqet ndërkombëtare si simbol i rezistencës.


Vetëm 10 ditë më pas, më 27 maj 1941, Vasil Laçi u ekzekutua nga regjimi fashist, pa gjyq të drejtë dhe me një proces të mbyllur. Ai u bë një simbol i martirizimit për lirinë e vendit dhe sot kujtohet si një nga figurat më të ndritura të rinisë shqiptare që sakrifikoi jetën për një Shqipëri të lirë.


 “KORÇA BOOM”



 

bottom of page