top of page

Historia sekrete! Ja si Fatos Nano i tha në burg gruas së Enverit ‘ik mos më çaj…’ vetem sepse i beri kete kërkesë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25
  • 2 min read

Ish-anëtari i Byrosë Politike e mbyll me disa kujtime nga vitet që kaloi në burg gjatë qeverisjes së parë të PD-së. Muho Asllani sjell detaje nga mënyra se si trajtohej në burgun e Bënçës, ish-kryeministri Fatos Nano, favoret që i bëheshin, por dhe trajtimi strikt ndaj ish-anëtarëve të Byrosë Politike të dënuar në atë kohë.


Nuk mungojnë dhe batutat mes Fatos Nanos dhe Nexhmije Hoxhës në burgun e Bënçës, për të cilat vetë Muho Asllani shprehet se ka mbajtur qëndrim ndaj tij. Nuk mungojnë dhe vlerësimet e Muho Asllanit për Sali Berishën, dhe Gramoz Ruçin. Ju u dënuat me burg si drejtues të partisë dhe të shtetit të periudhës komuniste.


Si ka qenë jeta në burg, si ju kanë trajtuar?


Edhe pse në krye të burgjeve ishin vendosur njerëz që vinin nga klasa që ne në komunizëm i kishim luftuar dhe dënuar, ata na kanë trajtuar pa torturë, por vetëm në zbatim të rregullores së burgut. Kot janë ankuar shokët e mi të Byrosë se kanë vuajtur. Një herë në Burgun 313, Hekuran Isai bërtet “vdiqa, po më dhemb barku, më thërrisni oficerin e rojes të vijë këtu”. Vjen oficeri dhe i thotë,- çfarë ke? I thotë Hekurani,-po më plas barku, dua të shkoj në banjë. Ai i thotë se, sipas rregullores, duhet të dalësh një herë në 8 orë, rregulloren e ke shkruar vetë dhe ne atë po zbatojmë. Bëjë në qese urinën. Po pse e dija unë se do vija vetë në birucë,- i thotë Hekurani.


Ju thatë që Fatos Nano merrte pjesë në mbledhjet e Byrosë Politike kur kishte çështje që lidheshin me Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Si e keni njohur Fatos Nanon?


Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi.


Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë.


“KORÇA BOOM”

ree


bottom of page