top of page

HISTORIKE/ Pogradeci në volejboll për femra, fiton Ligën “Gjergj Kastrioti”. Urime liqenore!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

POGRADECI FITON LIGËN “GJERGJ KASTRIOTI” – FEMRAT


Pogradeci është shpallur kampion i Ligës “Gjergj Kastrioti” për femra, pasi në finalen e zhvilluar mbrëmë fitoi 3–1 ndaj Fer Volley.


Ky është titulli i parë për Pogradecin në këtë kompeticion.


Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të trofeut. Kupa iu dorëzua kapitenes së Pogradecit, Paola Gjata, nga Presidenti i FSHV-së, z.Erlind Pëllumbi, dhe Presidenti i FVK-së, z Bahri Gjinovci.


Ky edicion i Ligës “Gjergj Kastrioti” u organizua për të pestin vit radhazi në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FSHV dhe FVK, duke vijuar koordinimin e përbashkët mes dy federatave.


Falënderim për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, stafet teknike, gjyqtarët dhe të gjithë kontribuesit në realizimin e këtij sezoni.

“KORÇA BOOM”


bottom of page