top of page

Humb jetën gjatë një konflikti/ Autori i dyshuar në pranga

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 20
  • 1 min read

Në aksin “Thumanë-Krujë”, shtetasi P. N., 57 vjeç, humbi jetën pasi u godit me sende të forta gjatë një konflikti për motive të dobëta.


Policia ka arrestuar autorin e dyshuar dhe ka shoqëruar persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë, dhe informacioni i plotë do të publikohet pas përfundimit të tyre.


Krujë/Informacion paraprak


Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.       


Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. 


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. 


Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page