Humbet kontrollin dhe përplaset me një tjetër automjet/ Aksidenti shkakton dëme të mëdha
5 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi njëri prej drejtuesve dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, ndërsa fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohet për persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po kryejnë veprimet e para për dokumentimin e aksidentit.
Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
“KORÇA BOOM”
















