top of page

Hyn në det për t'u freskuar, 75-vjeçari ndërron jetë para syve të familjarëve

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një pushues 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ndërsa kishte ardhur për të kaluar pushimet verore së bashku me familjen.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Menjëherë pasi ka hyrë në det, 75-vjeçari është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat.


Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë ata që kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë nga uji dhe duke kërkuar ndihmën e shërbimit mjekësor.


Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer për disa minuta manovrat e reanimimit në përpjekje për t'i shpëtuar jetën. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 75-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe është konstatuar i pajetë.


Dyshimet e para janë se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak i pësuar sapo ai kishte hyrë në det. Autoritetet pritet të kryejnë të gjitha veprimet procedurale dhe ekspertizat për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes.


Ngjarja ka tronditur pushuesit e pranishëm në plazh, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page