top of page

I dehur në timon, 66-vjeçari përfundon me motomjet në kanal

  • May 9
  • 1 min read

Një aksident është regjistruar pak pas mesditës në Divjakë, ku një 66-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e motomjetit elektrik që drejtonte.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërmenj, ku shtetasi Llambri Shkoza dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.


Si pasojë e aksidentit, ai ka marrë dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas informacioneve paraprake, 66-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, gjë që është konfirmuar edhe nga testi i alkoolit i kryer nga policia.


I plagosuri ndodhet aktualisht në Spitali i Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet në gjendje stabël.

“KORÇA BOOM”


bottom of page