top of page

I iku patrullës! 15-vjeçari përplas makinën e policisë, plagoset efektivja

  • Apr 1
  • 1 min read

Një adoleshent 15-vjeçar ka goditur me dashje një makinë policie në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke shkaktuar plagosjen e një punonjëseje policie.


Ngjarja u regjistrua pasi i riu nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u vu në ndjekje nga policia që nga zona e Çoles. Në përpjekje për ta neutralizuar, ai përplasi automjetin e forcave të rendit, duke bërë që ai të përmbysej.


Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e dëmtuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.


Në aksident u përfshi gjithashtu edhe një automjet i tipit “Benz”, por fatmirësisht pa të lënduar.


I mituri është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page