I lirë në merkato dhe në pritje të vendimit, prioritet jashtë vendit, por Superliga nuk përjashtohet
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Ish-futbollisti i Skënderbeut, Uerdi Mara, pas përfundimit të aventurës së tij në Gjeorgji, është rikthyer në Shqipëri, ku po stërvitet në mënyrë individuale në pritje të ekipit të ri.
Lojtari po ruan formën fizike, ndërsa po shqyrton me kujdes opsionet për të ardhmen e tij.
Sipas informacioneve pranë futbollistit, prioriteti i Marës mbetet një transferim jashtë Shqipërisë, drejt një kampionati të huaj. Aktualisht, tre ekipe të huaja kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen ende publikë.
Megjithatë, në rast se nuk realizohet kalimi jashtë vendit, në skenë mbetet edhe pista e Superligës shqiptare. Dy ekipe të kampionatit tonë kanë shprehur interes dhe janë të gatshme të nisin bisedimet me futbollistin, duke e mbajtur të hapur mundësinë e një rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa e ardhmja e Uerdi Marës mbetet ende e hapur mes ofertave nga jashtë dhe interesit vendas.
"KORCA BOOM"


















