top of page

I nxehti afrikan godet vendin, e hëna me temperatura ekstreme

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon mot të qëndrueshëm, me temperatura që arrijnë deri në 39°C


Shqipëria do të ndikohet gjatë ditës së hënë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.


Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët deri në orët e mesditës. Gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta kalimtare, ndërsa në vijim të ditës moti do të rikthehet sërish i kthjellët në të gjithë vendin.


Temperaturat maksimale do të shënojnë vlera të larta, duke arritur deri në 39°C në disa qytete si Berati, Gjirokastra dhe Shkodra. Në Tiranë pritet një temperaturë maksimale prej 37°C, ndërsa në Elbasan dhe Fier termometri do të ngjitet në 38°C. Zonat bregdetare si Vlora dhe Saranda do të regjistrojnë temperatura deri në 35°C, ndërsa në Korçë maksimumi parashikohet 34°C.


Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.


Ndërkohë, deti Adriatik dhe ai Jon do të jenë të qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet në bregdet.


Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të përballuar temperaturat e larta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page