top of page

I riu vjedh dyqanin e bizhuterive në Turqi, pas grabitjes largohet me gomar! Arrestohet pas disa orësh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një grabitje ka ndodhur në një dyqan bizhuterish në Turqi.


Një 26-vjeçar ka hyrë në një dyqan bizhuterish në Kayseri, duke goditur xhamin e biznesit me një levë dhe ka vjedhur bizhuteri. Por ajo çfarë ka qenë e pazakontë është fakti se i riu pasi ka vjedhur bizhuteritë e arit në biznes për t’u larguar ka përdorur një gomar.


Momenti i largimit është kapur nga kamerat e sigurisë.


I riu është arrestuar disa orë pas vjedhjes, ndërsa oficerët e policisë kanë gjetur sendet e vjedhur të cilat i kishte groposur në një parcelë toke./ BalkanWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page