top of page

I skeduar nga policia, ja kush është shqiptari me dy emra që u vra në Athinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 18
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke raportojnë se viktima është identifikuar si Bashimi (alias Artur Turabi).


47-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në kokë, në Agios Panteleimonas.


Ai rezulton emër i njohur për policinë helene, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që grabiste pasagjerët në transportin publik dhe mashtronte qytetarët.


Një burrë që u gjet i vdekur në Agios Panteleimonas pas një incidenti me të shtëna ishte në listën e të kërkuarve për një numër veprash penale.


Forca të shumta policie dhe një mjek ligjor kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e incidentit të përgjakshëm.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page