top of page

IGJEUM: Java nis me reshje në të gjitha qarqet, ulen temperaturat

5 hours ago
1 min read

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me ndryshimet e motit për fillimjavën.


Sipas të dhënave, sot (e hënë, datë 2 nëntor) priten reshje lokalisht intensive në qarkun Vlorë.


Në qarqet Gjirokastër priten reshje mesatare ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Korçë priten reshje lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.


Sot, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:


në bregdet: 13 / 20 °C;


në vendet e ulëta: 10 / 21 °C;


në vendet malore: 6 / 13 °C


Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page