top of page

Ilir Meta reagon nga paraburgimi pas takimit me deputetët e PS, ja çfarë shqetësimesh ngriti

9 hours ago
1 min read

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi, pas takimit që zhvilloi në ambientet e IEVP “Jordan Misja” me deputetët e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima dhe Saimir Hasalla, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.


Në reagimin e tij, Meta bën të ditur se gjatë takimit u ka paraqitur deputetëve shqetësimet lidhur me shkeljet që pretendon se janë kryer gjatë hetimit, paraburgimit dhe procesit gjyqësor ndaj tij.


Një prej çështjeve të ngritura prej tij lidhet me pretendimin se i është penguar dhënia e intervistave për mediat, pavarësisht lejeve që, sipas Metës, janë lëshuar nga SPAK.


Ish-presidenti ka ngritur gjithashtu shqetësimin për konfliktin mes Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Sipas tij, kjo përplasje ka sjellë bllokimin e rreth 600 seancave gjyqësore.


Deri më tani, pretendimet e paraqitura në reagimin e Metës pasqyrojnë qëndrimin e tij lidhur me procesin që po zhvillohet ndaj tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page