Incident i rëndë/ Tifozi shqiptar bie nga tribuna dhe dërgohet me urgjencë në spital
- 34 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përballjen mes KF Bashkimi dhe FK Vardar, në Gostivar.
Pas rreth 20 minutash lojë, një tifoz shqiptar i ekipit vendas ra nga tribuna, në një incident të ngjashëm me atë që kishte ndodhur më herët këtë sezon mes këtyre dy skuadrave në Kumanovë.
Tribuna në stadiumin e Gostivarit është në lartësi të konsiderueshme, ndërsa deri tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tifozit, teksa u dërgua me urgjencë në spital.
“KORÇA BOOM”
















