Incident në spitalin e Korçës: I riu thyen xhamin e Urgjencës
- 5 hours ago
- 1 min read
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj një 23-vjeçari.
Shtetasi me inicialet S. E., banues në Yzberisht, Tiranë, dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës në spitalin e Korçës.
Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















