Incident në Vithkuq, dy banorë përfshihen në konflikt
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Autoritetet në Korçë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për dy shtetas: K. T., 41 vjeç, dhe I. T., 45 vjeç, kushërinj dhe banues në fshatin Vithkuq.
Dy personat janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















