Incident: Shoferi përplas grupin e fëmijëve, plagosje dhe panik
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e së enjtes në Berlin, ku një automjet përplasi një grup njerëzish që ndodheshin në trotuar, shumica prej tyre fëmijë.
Incidenti ndodhi rreth orës 13:10 në rrugën Seestrase, në zonën Berlin-Wedding, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Sipas raportimeve paraprake, disa nga fëmijët kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa një shoqëruese e grupit është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Autoritetet gjermane konfirmuan se shoferi i automjetit është ndaluar menjëherë në vendngjarje dhe po merret në pyetje nga policia. Në vendin e ngjarjes mbërritën me shpejtësi forcat e emergjencës, përfshirë disa ambulanca dhe mjete zjarrfikëse.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes. Deri më tani, pista kryesore është ajo e një aksidenti, por autoritetet nuk kanë përjashtuar as mundësi të tjera, derisa të përfundojë hetimi i plotë.
“KORÇA BOOM”
