top of page

Incidentet në zonat rurale vijojnë /kanosje në Orman, zjarre në Tërovë e Podgorije

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Maliq/Orman – K.A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetase 60-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Maliq/Tërovë – Më datë 01.09.2025, në fshatin Tërovë, ka rënë zjarr në një magazinë në pronësi të shtetasit P.B., 78 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga nipi i tij i mitur. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë në vlerësim.

Podgorije – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Podgorije, dyshohet se ka rënë zjarr aksidentalisht në automjetin e shtetasit B.Ç., 46 vjeç. Si pasojë, automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page