Incidenti në dhomat e zhveshjes trondit futbollin, BASHF del në mbrojtje të arbitrit
- 23 hours ago
- 1 min read
Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit” (BASHF) ka reaguar pas incidenteve të raportuara në përfundim të sfidës Elbasani–Vllaznia, duke dënuar dhunën dhe presionin ndaj trupës së arbitrimit.
Reagimi vjen pas raportimeve se arbitri anësor Ergys Spahiu është dhunuar në ambientet e dhomave të zhveshjes nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.
Në deklaratën e saj, BASHF thekson se asnjë vendim i arbitrit, i drejtë apo i gabuar, nuk mund të justifikojë dhunën, kërcënimet apo presionin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Shoqata ka shprehur solidaritetin me trupën e arbitrimit dhe veçanërisht me zyrtarët e përfshirë në incident, duke nënvizuar se raste të tilla ndikojnë edhe në cilësinë e gjykimit, pasi vendosin arbitrat nën presion.
Në fund, BASHF thekson se dhuna dhe presioni nuk kanë vend në futboll dhe se do të vijojë të mbrojë integritetin, dinjitetin dhe sigurinë e arbitrave shqiptarë.
“Dhuna nuk është pjesë e futbollit. Presioni nuk është pjesë e arbitrimit. Respekti për arbitrin është respekt për lojën”, përfundon deklarata.
“KORÇA BOOM”
















