top of page

Një tjetër afrim për Pogradecin, mesfushori nigerian mbërrin në qytetin liqenor

  • 20 hours ago
  • 1 min read

Pogradeci duket se i ka dhënë formë përfundimtare skuadrës për sezonin e ri, me klubin që po mbyll lëvizjet e fundit në merkato.


Përveç afrimeve të reja, liqenorët kanë menduar edhe për elementët e rinj të ekipit, duke rinovuar me Valjon Bajraktarin, Arbi Balliun dhe Luis Marën, të cilët janë të nevojshëm edhe për plotësimin e listave.


Ndërkohë, Pogradeci pritet të përforcojë edhe repartin e mesfushës. Në qytetin liqenor pritet të mbërrijë nigeriani Efe Lucky, vetëm 20 vjeç.


Lucky ka qenë pjesë e Lillestromit deri muajin e kaluar, ndërsa më parë ishte huazuar te Asane për dy sezone. Tashmë, mesfushori pritet të nisë një eksperiencë të re në Shqipëri, ku do të veshë fanellën e Pogradecit.


Afrimi i tij pritet të jetë një nga lëvizjet e fundit të klubit përpara nisjes së sezonit të ri, me Pogradecin që synon të ketë një skuadër sa më të kompletuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page