Incidenti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, deputeti Kapri: Arrestimi i Muçllarit i paligjshëm, AMP të hetojë Policinë
- Korca Boom
- Nov 12, 2025
- 2 min read
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, reagoi sot nga Komisariati i Korçës, i cili tha një deklaratë lidhur me arrestimin e 27-vjeçarit Kevi Muçllari dy ditë më parë pas sherrit me anëtarin e Këshillit Bashkiak Pogradec.
Ky reagim vjen pas protestave të banorëve të fshatit Çërravë, të cilët kërkuan lirimin e të riut dhe denoncuan këshilltarin për shkelje të ligjit dhe konflikt interesi, pasi është zyrtar administrate dhe njëkohësisht këshilltar.
Kapri theksoi se kishte shkuar aty për të mbështetur aktin e Muçllarit, kure arrestimin e quajti tinzra dhe me akuzë të fabrikuar, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.
“U nisa nga Tirana të paktën për të përshëndetur dhe për të inkurajuar Kevi Muçllarin për aktin e tij qytetar që bëri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit. Në mënyrë tinëzare dhe aspak njerëzore u arrestua dhe ka një akuzë të fabrikuar vetëm se beri detyrën e tij qytetare. Sot unë mendoj që të gjithë shqiptarët duhet të ishin krenarë se si një djalë qytetar, një student i 10-ës në shkencat politike ngrihet pro banorëve dhe shkon në një mbledhje të Këshillit Bashkiak ku në vend të inkurajohet, arrestohet dhe mbahet në burg pa pasur mundësinë për ta takuar. Unë mendoj që nesër kushdo gjyqtar qe do ketë çështjen e tij të japë drejtësi, ta lenë në gjendje të lirë se kemi të bëjmë qartësisht me një shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh ai.
Ai u shpreh se akti i Muçllarit duhet përgëzuar dhe mbështetur, teksa ftoi qytetarët për protesta dhe për të denoncuar aktet abuzive të Bashkisë së Pogradecit, duke tjetërsuar pronat.
“Imagjinoni absurdin që një njeri merr guximin të protestojë, të ngrejë zërin, jetojmë në një vend demokratik, provokohet nga kryetari i bashkisë dhe i montohen akuza të paqena duke parë videon të gjithë shqiptarët. Muçllari duhet përgëzuar për të gjithë aktin që mori sepse ky është një model që duhet të inkurajohet në shoqëri. Duhet të protestojnë e jo të rrinë gojëkyçur dhe aq më tepër që kemi të bëjmë me një akt korruptiv të Bashkisë Pogradec që u merr banorëve një pronë të përbashkët dhe pa treguar qëllimin se çfarë do ta bëjnë atë pronë, detyron e Këshillin Bashkiak të tjetërsojë atë pronë komunitare”, tha deputeti.
Ai sqaroi se për rastin ka marrë kontakte edhe me Avokaten e Popullit, që e ka regjistruar çështjen, teksa do kërkonte edhe nga AMP hetimin e Policisë për shkelje.
“Kam marrë kontakt edhe me Avokaten e Popullit sot e cila më ka konfirmuar që është regjistruar çështja për të parë nëse ka shkelje në arrestimin e Muçllarit. Gjithashtu si deputet dhe si anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare, do i kërkoj AMP-së të hetojë rastin e Muçllarit se besoj se kemi të bëjmë me një shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, se si një qytetar arrestohet pse protestoi. Ky është një absurd tjetër sesi një vend synon të anëtarësohet pas disa vitesh në BE, i riu arrestohet se proteston. Unë mendoj se kemi të bëjmë me një mesazh të pastër politik, për t’u thënë të gjithë banorëve të Çërravës, një nga fshatrat me të mëdhenj të Korçës, por edhe gjithë Shqipërisë që kushdo që ngre zërin do ketë fatin e tij”, përfundoi ai./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















