INSTAT NXJERR SHIFRAT: Çmimet u rritën me 2,3% në janar
- 2 hours ago
- 1 min read
Çmimet e konsumit në janar shënuan një rritje prej 2,3%, krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.
Në muajin janar 2026, norma e inflacionit arriti 2,3%, nga 1,9% që ishte janarin e një viti më parë. Krahasuar me muajin dhjetor 2025, çmimet e konsumit janë rritur me 0,4%.
Rritja më e madhe e çmimeve ka ardhur nga disa grupe shpenzimesh. Grupi “argëtim, sport dhe kulturë” ka pasur një rritje të çmimeve prej 4,9%, duke pasuar grupet “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “sigurime dhe shërbime financiare”, që janë rritur me 4,4% secili.
Edhe grupi “pije alkoolike dhe duhan” ka shënuar një rritje të konsiderueshme me 2,7%. Po ashtu, grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “restorante dhe shërbime akomodimi” janë rritur me 2% dhe 2,4%, respektivisht.
Nga ana tjetër, ka pasur disa grupe që kanë shënuar ulje të çmimeve, siç është grupi “veshje dhe këpucë”, që ka pësuar një ulje prej 0,5%./ Oranews
“KORÇA BOOM”




















