top of page

Irani paralajmërim ndaj Trump: Ndalo ose i gjithë rajoni do të digjet

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pas paralajmërimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, se të martën do të goditen ura dhe termocentrale në Iran në rast se nuk hapet Ngushtica e Hormuzit, Teherani ka reaguar ashpër.


Kreu i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, iu drejtua presidentit amerikan duke deklaruar se veprimet e tij “po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje”.


Kreu i Parlamentit iranian i kërkon Trumpit të ndalojë, përndryshe sipas tij, i gjithë rajoni do të digjet.


“Lëvizjet tuaja të pamatura po i zvarrisin Shtetet e Bashkuara në një FERR të gjallë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet sepse ju këmbëngulni të ndiqni urdhrat e Netanyahut. Mos u gaboni: Nuk do të fitoni asgjë përmes krimeve të luftës”, shkruan në reagim ai.


Më herët, Trump paralajmëroi Iranin të hapë Ngushticën e Hormuzit, përndryshe të martën do të goditen ura dhe termocentrale. Ai gjithashtu shprehu optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Teheranin që të hënën./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page