Ish-Senatoriumi/ Një nga objektet simbol të Korçës po i rikthehet qytetit në shërbim të dijes
- Nov 18, 2025
- 1 min read
Ish-Senatoriumi, një nga objektet simbol të Korçës po i rikthehet qytetit në shërbim të dijes.
Dhuruar nga filantropi korçar Thoma Turtulli, ish-Senatoriumi u shpëtua nga rrënimi dhe po merr jetë sërish në funksion të një projekti madhor për të ardhmen e Korçës.
Së shpejti, pas rikonstruksionit te plotë, kjo godinë historike do të jete pjesë e Polit të Dijes, duke u shndërruar në një hapësirë funksionale kushtuar arsimit, rinisë dhe inovacionit.
Një vlerë e trashëgimisë sonë, e ringjallur për të ardhmen e Korçës.
“KORÇA BOOM”

















