top of page

Ja kush është viktima: Detaje tronditëse nga e shkuara e tij

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ka dyshime se si pasojë e atentatit me armë zjarri të ndodhur në zonën e Balldre, kanë humbur jetën dy persona, të identifikuar si burrë e grua.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodheshin brenda automjetit në momentin e sulmit me armë zjarri.


Lezhë – Detaje të reja po dalin nga ngjarja e rëndë, ku automjeti tip “Audi Q7” është qëlluar me breshëri plumbash, duke u bërë “shoshë” nga predhat. Dyshohet se objekt i sulmit kanë qenë dy personat që udhëtonin në mjet.

Në lidhje me viktimën, mësohet se Kreshnik Mujeci ka qenë më parë i arrestuar në vitin 2017, së bashku me vëllain e tij, si të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 në zonën e Mali i Jushit.


Sipas të dhënave të asaj kohe, ata dyshoheshin si autorë të vrasjes së një shtetasi me inicialet G.M., ndërsa ngjarja e sotme mbetet ende nën hetim nga autoritetet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të atentatit, si dhe për identifikimin e autorëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page