top of page

JAVA E 16-të e kategorisë së parë të shtunën dhe të dielën/ Ja të gjitha çiftet, ditët dhe oraret…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Pas javës së 15-të që u mbyll ditën e djeshme, java e 16-të tashmë është bërë zyrtare dhe do të luhet e ndarë në dy diitë, në datat 13 dhe 14 dhjetor, pra të shtunën dhe të dielën.


5 takime do të luhen ditën e shtunë dhe të gjitha do të startojnë në të njëjtën orë, pra 13:30, ndërkohë që kryendeshja e kësaj jave do të jetë ajo mes Laçit të vendit të dytë dhe Skënderbeut kryesues. Takimi pritet të jetë më shumë se i luftuar, ndërkohë që në fazën e parë Skënderbeu e mposhti Laçin në Korçë me rezultatin 1-0.


Diferenca mes të dy skuadrave është 7 pikë dhe Skënderbeu është më i qetë, pasi ka edhe një ndeshje më pak, por 3-pikëshi më shumë u duhet kurbinasve që ndjejnë presionin e Pogradecit që renditet i treti.


Po të shtunën liqenorët do të presin Kukësin dhe Pogradeci në letër është favorit. Iliria do të presë Luftëtarin po të shtunën, Burreli pret Kastriotin dhe ndeshja e fundit është ajo mes Apolonisë dhe Korabit.


Të dielën e 14 dhjetorit e vetmja ndeshje që do të luhet është ajo mes Lushnjës dhe Besës, takim që do të startojë në orën 13:30.


Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e javës së 16-të.

 

Java 16

(13.12.2025)

E SHTUNË

Ora 13:30 Laçi-Skënderbeu

Ora 13:30 Pogradeci-Kukësi

Ora 13:30 Iliria-Luftëtari

Ora 13:30 Burreli-Kastrioti

Ora 13:30 Apolonia-Korabi


(14.12.2025)

E DIEL

Ora 13:30 Lushnja-Besa

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page