top of page

Gjashtë orë gërmime zbulojnë një tragjedi të vjetër: E*shtrat e një fëmije shqiptar në Melburn

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse ka alarmuar Australinë, pasi policia zbuloi eshtrat e një fëmije 18-muajsh me origjinë shqiptare, të varrosur në një varr të cekët në oborrin e një shtëpie në zonën Brookfield, në veriperëndim të Melburnit.


Sipas mediave australiane, policia nisi gërmimet ditën e hënë, pas informacioneve të marra në lidhje me një zhdukje të dyshimtë. Pas rreth gjashtë orësh kërkime intensive, hetuesit gjetën trupin e fëmijës, i cili ishte varrosur vetëm 50 centimetra nën sipërfaqe.

Ekspertët dyshojnë se eshtrat mund të kenë qenë të fshehura aty për më shumë se një dekadë. Identiteti i plotë i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende objekt i një hetimi të thelluar.


Mediat vendase raportojnë se fëmija kishte jetuar në atë shtëpi në vitin 2014, së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e motrat e tij, përpara se familja të largohej nga Australia, ndoshta për t’u rikthyer në Shqipëri. Në atë periudhë, fëmija nuk ishte raportuar kurrë i zhdukur, duke e bërë ngjarjen edhe më të mistershme.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page