top of page

Pezullohet efektivi i Policisë Rrugore pas dyshimeve për ryshfet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet gjatë ushtrimit të detyrës.

Policia bëri me dije se inspektori K. K. do të qëndrojë i pezulluar deri në sqarimin e plotë të rastit.


Masa disiplinore u mor pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku pretendohet se një punonjës i Policisë Rrugore është përfshirë në një veprim të dyshuar të jashtëligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës.


Në bazë të rregullores së Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vendosi pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorit K. K., i cili shërbente në Policinë Rrugore pranë Komisariatit të Policisë Tiranë. Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


"KORCA BOOM"

ree

bottom of page