JAVA e 21-të në dy ditë/ Ja kur luhet Korabi-Skënderbeu dhe 5 çiftet e tjera të kategorisë së parë!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Java e 21-të e kategorisë së parë, pra java pasardhëse tashmë është bërë zyrtare dhe ndeshjet do të luhen të ndara në dy ditë. Të shtunën dhe të dielën e 7 dhe 8 shkurtit janë ditët e 6 përballjeve që duket se do të jenë edhe më interesante edhe për atë se tre ekipet e kreut këtë javë luajnë në transfertë.
Në këtë mënyrë ditën e shtunë të 3 skuadrat e kreut luajnë të shtunën e 7 shkurtit, ku padiskutim vëmendja është në ndeshjen e Skënderbeut që luan në transfertën e largët të Peshkopisë, ku e pret Korabi.
Edhe Pogradeci ka një përballje të vështirë, pasi luan në Fier ku e pret Apolonia, ndërkohë që Laçi do të jetë mysafir në myzeqe, ku do të përballet me Lushnjën.
Të gjitha takimet e së shtunës startojnë në orën 13:30, ndërkohë që të dielën e 8 shkurtit luhen edhe dy përballjet e fundit të javës ku Besa pret Luftëtarin dhe Burreli përballet me Ilirinë.
Më poshtë sjellim të gjitha ndeshjet e javës së 21-të me oraret dhe ditët zyrtare:
JAVA 21
7 shkurt 2026 (E Shtunë)
Ora 13:30 Apolonia-Pogradeci
Ora 13:30 Kastrioti-Kukësi
Ora 13:30 Korabi-Skënderbeu
Ora 13:30 Lushnja-Laçi
8 shkurt 2026 (E diel)
Ora 13:30 Besa-Luftëtari
Ora 13:30 Burreli-Iliria
“KORÇA BOOM”



















