top of page

I kërkuan testin e gjinisë, largohet nga Shqipëria volejbollistja!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Volejbollistja braziliane Najara Ferreira, 32 vjeçe, është zhdukur nga kampionati shqiptar që prej muajit tetor, pasi disa klube ngritën dyshime lidhur me gjininë e saj.


Ferreira, e cila ishte pjesë e ekipit të Dinamos, nuk ka paraqitur ende analizat e kërkuara për verifikimin e gjinisë. Për pasojë, çështja mbetet ende e hapur në Federatën Shqiptare të Volejbollit, pa një reagim zyrtar as nga klubi dhe as nga sportistja.


Që nga momenti kur u ngritën dyshimet, volejbollistja nuk ka luajtur më me ekipin e vajzave të Dinamos dhe nuk është shfaqur në aktivitete zyrtare.


Ndërkohë, është bërë e ditur se sezoni i ardhshëm i kampionatit do të nisë me detyrimin për testim gjinor për çdo volejbolliste që regjistrohet për të garuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page