Një emër i njohur i artit shqiptar shuhet në moshën 82-vjeçare
- Korca Boom
- 14 minutes ago
- 1 min read
Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe artdashësit, duke lënë pas një dhimbje të madhe.
I biri, këngëtari i njohur Redon Makashi, ka ndarë sot dhimbjen e tij përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku ka bërë me dije edhe detajet e ceremonisë mortore dhe homazheve në nderim të të atit.
Ai njofton se aktori Fitim Makashi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Homazhet do të mbahen ditën e nesërme, më 1 shkurt, pranë Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00. Më pas, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës, në kryeqytet.
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi.
Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00–13:00, pranë Art Turbina.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”, shkruan Redon Makashi.
"KORCA BOOM"



















