Java e 21-të ‘shpërthen/ 20 gola, rezultate surprizë dhe beteja për mbijetesë
- Apr 12
- 2 min read
Ndeshjet e javës së 21-të në Grupin B të Kategoria e Dytë kanë dhuruar spektakël të vërtetë, me plot 20 gola të shënuar dhe rezultate që mbajnë të hapur garën si për kreun, ashtu edhe për mbijetesën.
Butrinti vijon të konfirmojë formën e shkëlqyer, duke mposhtur 4-2 Partizani B dhe duke ruajtur vendin e parë në klasifikim. Një ndeshje e luftuar, ku vendasit treguan efikasitet në momentet kyçe për të marrë tre pikë të rëndësishme.
Po aq bindës ishte edhe Tomori, që triumfoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Maliqi. Një paraqitje e fuqishme në sulm që konfirmon ambiciet e skuadrës beratase në këtë fazë të kampionatit.
Në kryeqytet, Eagle Football arriti një fitore të çmuar 2-0 ndaj Delvina, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës dhe duke ruajtur pozicionin e tetë në renditje.
Ndërkohë, sfida mes Këlcyra dhe Shkumbini u mbyll në barazim 1-1, një rezultat që reflekton ekuilibrin në fushë dhe luftën e fortë mes dy skuadrave.
Në ndeshjen tjetër, Oriku po vijon të udhëheqë në transfertë ndaj Bylis B, duke synuar një tjetër rezultat pozitiv për të përmirësuar pozitat në tabelë.
Java e 21-të konfirmoi edhe një herë se Grupi B i Kategorisë së Dytë mbetet një kampionat i luftuar dhe plot emocione, ku çdo ndeshje mund të sjellë surpriza dhe ku gara mbetet e hapur në të gjitha frontet.
REZULTATET:
Tomori - Maliqi 5-2
Shënues: Vidrica 7', Abdulsalam 35', 63', Alinani 67', Ngene 86'/ Elmas 13', Pero 32'
Eagle Football - Delvina 2-0
Shënues: Hyzellari 19', 32'
Këlcyra - Shkumbini 1-1
Shënues: Shehu 50'/ Baparape 52'
Butrinti 4-2 Partizani B
Shënues: Basha 16', 54', Lala 39', Diop 90'/ Goga 63', 81'
Bylis B - Oriku 0-2
Shënues: Gjinaj 27', Llojaj 71'
“KORÇA BOOM”
















